ZYRTARE/ Vendim surprizë përpara fillimit të Botërorit, kombëtarja aziatike shkarkon trajnerin dhe rikthen ish-in e Realit

Një vendim surprizë ka ardhur nga Irani, që ka shkarkuar nga detyra trajnerin Dragan Skoçiç vetëm disa javë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.

Dragan-Skocic-web-ST

Përpara një jave, u bënë zgjedhjet e Federatës së Futbollit në Iran, të cilat u fituan nga Mehdi Taj, vendimi i parë i së cilit ishte shkarkimi nga detyra i Dragan Skoçiç.

Menjëherë ka ardhur dhe zëvendësuesi i tij, i cili është Karlos Kueiroz, trajneri që ka drejtuar Iranin në Botërorin e 2014 dhe 2018.

kueroz

Ish-trajneri i Realit të Madridit, nuk bëri një punë të mirë pasi la Iranin në 2019, i cili dështoi me Kolumbinë dhe Egjiptin, me këtë të fundit që nuk arriti ta kualifikonte për në Botërorin e Katarit.

Portugezi rikthehet dhe njëherë në krye të Iranit, kur kësaj radhe do të ketë përballë në grupin B të Botërorit 2022, Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×