VIDEO/ Sherri i Ramos me Paredesin, Verrati: Isha gati të vija bast shtëpinë se…

Një ngjarje e pakëndshme ndodhi në sfidën përballë PSG-së dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, kur një moment lojtarët e të dyja skuadrave u përplasën me njëri tjetrin.

ramos paredes

Në një rast, Serxhio Ramos u përplas me ish-shokun e tij të skuadrës, Leandro Paredes, me spanjollin që e kapi nga fyti mesfushorin argjentinas.

Të dy ata u ndëshkuan me kartonë të verdhë për këtë përplasje.

Pas ndeshjes, mesfushori italian i PSG-së, Marko Verati, dha një reagim epik për përplasjen e dy shokëve të tij, duke u shprehur: “Do të vendosja bast dhe shtëpinë time që ata të dy do të përplaseshin me njëri-tjetrin”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×