
Një praktikë e të famshëmve dhe njerëzve të zakonshëm është t’ua lënë pasurinë e tyre fëmijëve.
Por Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë zgjedhur t’i bëjnë gjërat pak më ndryshe.
Çifti kanë vendosur ta dhurojnë pasurinë e tyre prej 275 milionë dollarë për bamirësi.
Kjo do të thotë që fëmijët e tyre, Wyatt dhe Dimitri, nuk do të marrin asnjë monedhë nga prindërit e tyre.
Ashton dhe Mila mësohet se nuk duan që fëmijët e tyre të llasohen, dhe mos lënia pas pasurisë së tyre do t’i motivojë ata të punojnë shumë.
Ndërkohë, çifti janë aktualisht me pushime në Venecia me fëmijët e tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”