“Çfarë është qeveria, kujdestar kalamajsh?”, ish-kryetari i Shoqatës së Basteve: Të bëjmë ligj për gjimnastikë mëngjesi?

Ish-Kryetari i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, në emisionin “Open” në News24, u shpreh se sa i përket ndalimit të basteve, kërkesa fillestare ishin që të mbylleshin në një kohë më të gjatë, por se ligji detyroi mbylljen brenda dy muajsh.

shyti

Ai shtoi se paratë e basteve, shteti duhet t’i investojë në sport dhe kulturë.

“Ka një rrëmujë të paimagjinueshme kur trajtohet kjo çështje. Ne kemi kërkuar që mbyllja të ishte më e gjatë në kohë makinetave i dhamë 2 vite kohë. Vendimi është marrë për dy muaj duheshin mbyllur.

 Nëse familja i vetmi institucion që ka të drejtë të kontrollojë si një individ më shumë se 21 vjeç i kontrollon paratë, familja ankohej dhe nuk lejohej të luante. I vetmi rast ka ndodhur në Pogradec. Çfarë është qeveria? Kujdestar kalamajsh? Kush është më e dëmshme alkoli duhani apo bastet. Është individi që vendos.

 

Në 10 veta që vdesin 6 janë se nuk bëjnë aktivitet sportiv, duhet të vëmë ligj për gjimnastikën e mëngjesit? Masa e marrë nuk ishte efikase. I vë notë pozitive vendimit tani me shpresën që këto para të kalojnë për sportin rininë kulturën, çdo gjë që dëmton shëndetin e njeriun në planin social, të kaloi në të mirë të sportit. Nuk mund t’i mbyllim veset. Nuk mbyllen me urdhër, edukohen informohen…”, tha ai.

Arena e Lajmit


“Çfarë është qeveria, kujdestar kalamajsh?”, ish-kryetari i Shoqatës së Basteve: Të bëjmë ligj për gjimnastikë mëngjesi?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook