EKSKLUZIVE/ Tirana “fërkon duart”, sirena arabe për yllin e kampionëve të Shqipërisë

Sirena arabe për Redon Xhixhën.

REDON XHIXHA

“Panorama Sport” mëson se një klub nga Arabia Saudite është duke ndjekur dhe interesohet për sulmuesin e krahut.

Teksa në këtë kampionat merkatoja është e hapur deri më datën 17 shtator, ekipet mund të përforcojnë organikën e tyre. Mësohet se një skuadër arabe është vënë pas shërbimeve të Redon Xhixhës.

Pas shitjes së Seferit, Totres dhe Tolit, mbetet për t’u parë nëse skuadra e Tiranës do të lëshojë edhe shërbimet e sulmuesit të krahut në këmbim të një shifre të majme.

Pak kohë më parë, Tirana refuzoi për Xhixhën një shifër prej 150 mijë eurosh, e cila vinte nga ekipi i Bolusporit në Ligën e Parë turke.

KARRIERA – I lindur në Laç, Xhixha ka dalluar në shkollën e mjeshtërisë së Shkëndijës, ku më pas nga të rinjtë kaloi te skuadra e Laçit.

Me kurbinasit ai qëndroi plot katër vite, teksa u bë nga lojtarët më të pëlqyer të krahut të majtë.

Ai luajti 145 ndeshje e shënoi 35 gola dhe asistoi 14 herë. Më pas karriera e tij mori një tjetër drejtim.

Kontrata me Laçin përfundoi dhe rinovimi nuk erdhi, teksa nga ana tjetër Tirana e afroi duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare vitin e shkuar.

Në sezonin që shkoi, Xhixha ishte nga lojtarët protagonistë në sulm, ku me kombinimet me Seferin dhe golat e shënuar, dhanë një kontribut të madh në fitimin e titullit.

Në vetëm 40 ndeshje të luajtura deri tani me bardheblutë, 24-vjeçari ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 7 asiste.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×