“Kjo është marrëveshja mes PL dhe PD”, Meta nga Elbasani: Në 14 maj do të triumfojmë, t’i kthejmë qytetin qytetarëve

Meta

Në 32 vjetorin e themelimit të PD në degën e Elbasanit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka shprehur mbështetjen e tij kandidatit të PD për këtë bashki, Luçiano Boçit.

Ai tha se marrëveshja mes PD dhe PL është që të ngrenë në nivel kombëtar llogaridhënien, ndërsa shprehu besim se kandidatët e Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit do të triumfojnë në zgjedhjet e 14 majit.

“Modeli ekonomik, ai i pastrimit të parave dhe i braktisjes së bujqësisë, shikoni si po falimenton industria e birrës vendase, çfarë insistimi ka për amnistinë fiskale, për të shkatërruar përfundimisht biznesin në vend.

Jemi në kryeqendrën e arsimit, dhe ju e dini se çdo vit mbyllen degë të reja ën universitetin e Elbasanit. Organizata kriminale e mbetjeve, fryn kostot fiktive për investime publike, për rrugët që nuk bëhen kurrë. Ndaj 14 maji është një moment i shkëlqyer për të rikthyer llogaridhënien në nivel kombëtar, ky është dhe thelbi i marrëveshjes që ka PL dhe PD.

Dua t shpreh përkrahjen më të sinqertë për kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, Luçiano Boçit. Me kurajo i është përgjigjur thirrjes tuaj për të rikthyer qytetin tek qytetarët dhe për t’i dhënë vizionin e tij.

Jemi me fat dhe për këtë duhet të falenderojmë Primaret që janë zgjedhur tre superkandidatë, ai për Elbasanin, Tiranën dhe Durrës”, tha Meta.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×