Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet e plota për ndeshjet e fundjavës që kaloi.
Partizani për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Teuta për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Tirana, Kukësi dhe Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve gjobiten me masën 50.000 lekë.
VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS –
- KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Erzeni, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Ledio Koci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
– Arena e Lajmit
