Lufta kundër terrorizmit, zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, takohet me delegacionin amerikan të Departamentit të Drejtësisë

20j Whatsapp Image 2023 01 20 At 20j 11.15.44 Am 768x576

Pata kënaqësinë që bashkë me Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm Denion Meidani, të prisja delegacionin e lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Zëvendës Drejtori i përgjithshëm i ICITAP Z. Arturo Venegas, Asistent Drejtori i ICITAP për Europën dhe Azinë z. Stephen Fields, Asistenti i ICITAP Atashuar Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm z. William Sage dhe përfaqësues të tjerë nga ICITAP, OPDAT dhe Ambasada Amerikane ne Tiranë.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndër të tjera rritja e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Ministrisë së Brendshme dhe ICITAP në luftën e përbashkët kundër ektremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Falenderuam Z. Venegas dhe ekipin për ndihmën dhe mbështetjen që ICITAP ka dhënë përgjatë afro 20 viteve

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×