“Nuk më kujtohen pritje të mëdha nga Onana”, Inzagi pas disfatës me Bajern: Duhej të bënim ndeshjen perfekte

Simone Inzagi e ka kaluar si një “normalitet” humbjen e Interit përballë Bajernit. Ai ka theksuar pas sfidës se ekipi kishte gabuar dhe kjo rrjedhimisht sillte humbjen, pasi tekniku insistoi se për të mundur një skuadër si Bajerni, duhej ndeshja perfekte.

inzagi

“Kemi bërë 20 minutat e parë ku kemi hyrë në fushë shumë të kontraktuar. Jemi ndeshur me një skuadër të jashtëzakonshme, intensive, një nga më të fortat në Europë. Te goli i parë duhej të bënim më mirë si skuadër, pastaj u përmirësuam dhe krijuam shumë situata, duke gabuar teknikisht pasimin e fundit. Në pjesën e dytë bëmë presion, kishim raste me Xheko e Korrea. Ndaj skuadrave të tilla duhet të bësh ndeshjen perfekte që nuk ndodhi, por përballeshim me një kundërshtar me një cilësi shumë të lartë.

Mbrojtësit pasiv te golat? Jam dakord. E kam rishikuar golin, duhej të mbulonim topin pasi e dinim që bënin lëvizje të tillë. Pastaj Sane bëri një gol të shkëlqyer por sigurisht që duhej të bënim më mirë pasi e dimë që kundër skuadrave të caktuara, për të siguruar një ndeshje duhet të jesh perfekt.

Kemi bërë disa gabime. Derbi na kushtoi shtrenjtë për golin e dytë dhe të tretë që mund të evitoheshin. Sot nuk kujtoj pritje të mëdha nga Onana, por duhej të ishim më të aftë në leximin e lojës pasi kanë lojtarë që në çdo moment mund të të krijojnë situata. Nuk duhej të pësonim golin e dytë në minutën e 67 pasi ndeshja ishte e hapur”, theksoi Inzagi pas përfundimit të sfidës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×