Dy gola të sulmuesit brazilian Riçarlison i kanë mjaftuar Totenhemit për të siguruar fitore që në sfidën e parë të Ligës së Kampioneve. Skuadra angleze ka mundur me rezultatin 2-0 Olimpik Marsejën, e cila u detyrua të luante thuajse një pjesë loje me 10 lojtarë.
Në një duel shumë të ndezur, kartoni i kuq i Mbemba në minutën e 48 ia bëri më të thjeshtë punën anglezëve, të cilët në superioritet numerik zhvendosën lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Kur mbeteshin më pak se 15 minuta nga fundi i ndeshjes, Riçarlison brenda 5 minutash shënoi dy herë në portën e francezëve dhe mbylli diskutimet e kësaj sfide, duke i dhënë ekipit të tij tre pikët e para në grup.
TOTENHEM-OLIMPIK MARSEJË 2-0
76′, 81′ Riçarlison
FORMACIONET ZYRTARE
TOTENHEM-OLIMPIK MARSEJË
Arena e Lajmit
