VIDEO/ Mbrëmje magjike për familjen Simeone, shikoni si e feston sulmuesi i Napolit fitoren e Atletikos në minutën e 101

Mbrëmje emocionuese për familjen Simeone! Sulmuesi Xhovani Simeone, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin e Napolit 4-1 ndaj Liverpulit, teksa babai i tij, Diego Simeone, arriti një fitore dramatike me Atletikon ndaj Portos, në minutën e 101. Ndërkohë së fundmi, një video e sulmuesit të Napolit, Xhovani Simeone, teksa ishte duke dhënë prononcimin pas sfidës ndaj Liverpulit, është duke bërë xhiron e internetit.

SIMEONE FITORE

Në një monitor të stadiumit të Napolit, teksa argjentinasi po fliste, është shfaqur rezultati se Atletiko Madridi shënoi golin e fitores në minutën e 101 ndaj Portos. Në këtë moment, Xhovani nuk mundi ta fshinte dot gëzimin, duke festuar për këtë triumf të babait të tij. Ky moment nuk mund ti shpëtonte kurrsesi kamerave. Për më tepër shikoni videon:

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×