Ylli i televizioneve ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare, humb betejën me kancerin

9B8657BA-C1B8-4627-A350-6444980B9895-2

Ylli i Gladiators, Falcon ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Falcon, emri i vërtetë i së cilës është  Bernadette Hunt, iu bashkua Gladiator pas stërvitjes si balerinë dhe mësuese e gjimnastikës.

Ajo bëri debutimin e saj në serinë e dytë të shfaqjes në 1993 dhe qëndroi deri në Serinë 8 në 1999.

Falcon gjithashtu u shfaq në International Gladiators mes viteve 1994 dhe 1995, si dhe tre shfaqje live.

Ajo u konsiderua “Gladiatorja më e bukur” nga shumë fansa.

Lajmi i hidhur u dha nga Rick Jango, partneri i motrës së saj, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të madh më duhet t’ju njoftoj  se motra me  vogël të partneres sime, Bernadette Hunt është ndarë nga jeta”, tha ai.

“Ajo luftoi me kancerin për disa vite derisa fatkeqësisht humbi betejën R.I.P. Bernie.”

Ceremonia e varrimit do jete private ku do të marrin pjesë vetëm familjarët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×