Një aksident ka ndodhur në fshatin Shkafane në Durrës.
“BalkanWeb” mëson se një automjet ka përfunduar në kanal dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.
Bëhet me dije se të plagosurit raportohet se janë nisur drejt spitalit. Sakaq shoferi i automjetit H. C, është ndaluar nga uniformat blu.
Durrës/Informacion paraprak
Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S. E, S. H, G. E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit