“Është konfirmuar, ka nisur fushatën”, deputetja e PS zbulon se kush do të kandidojë për bashkinë e Durrësit

Edi Rama 1 1024x643

Emiriana Sako do të rikandidojë nën siglën e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu.

Kjo e fundit në një intervistë për Euroneës pohoi se Sako, ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

“Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh. Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako. Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi kryetarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.”, tha Spahiu.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×