Fitorja kundër Viktoria Plzen në Champions, flet Ksavi: I lumtur, më kanë mbaruar komplimentet për Levandovskin

Pritja e Ksavi Hernandezit për fitoren e parë në një ndeshje në Kupat e Europës në “Camp Nou” ka marrë fund.

KSAVI

Pas katër takimesh radhazi pa asnjë sukses europian në Barcelonë, tekniku i katalanasve ka shijuar suksesin e parë, që ka qenë me pesë yje.

Barça e tij ka mundur me lehtësi Viktoria Pilzenin në një takim të dominuar nga fillimi në fund. Levandovski ka qenë edhe një herë protagonisti i mbrëmjes me tripletën e tij të parë me fanellën “blaugrana”.

Pas takimit, trajneri i Barçës nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për rezultatin dhe paraqitjen e bërë nga skuadra e tij.

“Dëshironim ta nisnim këtë edicion në Ligën e Kampioneve dhe jam i kënaqur që kemi bërë startin e duhur. Skuadra më ka pëlqyer për pjesën më të madhe të takimit.

Ajo që më kënaq është se veç pesë golave kemi krijuar mundësi të shumta për shënim. Dembele ka qenë i mahnitshëm, ndërsa Levandovski si gjithnjë bën diferencën”, ka komentuar Ksavi.

LEVANDOVSKI 1

Por në suksesin ndaj kampionëve të Çekisë ka vend edhe për kritika. Ksavit nuk i ka pëlqyer aspak goli i pësuar dhe nuk ka harruar ta përmendë para kamerave.

“Kemi qenë superiorë në çdo drejtim, por goli i pësuar nuk më ka pëlqyer aspak.

Ai erdhi nga një gabim i yni, plotësisht i evitueshëm. Gabime të tilla paguhen shtrenjtë në Europë, nuk e kemi luksin t’i bëjmë. Kjo do të thotë se përtej anëve pozitive, kemi shfaqur dhe probleme”, ka shtuar Ksavi.

DEMBELE – Nëse Levandovski vijon të shënojë pa reshtur, nga ana tjetër po kaq i rëndësishëm është dhe Dembele me pasimet e tij të arta.

Kështu ka bërë dhe dje ndaj Viktorias, duke fituar përgëzimet e trajnerit të tij.

“Dembele duket se është i lumtur këtu dhe po shfrytëzon maksimalisht çdo minutë në fushë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai është një raketë në krah”, ka thënë Ksavi.

LEVANDOVSKI – Ksavi nuk mund të linte pa përmendur edhe Robert Levandovskin, yllin e mbrëmjes me tre gola.

“Leva është i palodhur, është i pandalshëm. Ai punon me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, nuk e njeh presionin.

Nuk kam fjalë për ta përshkruar më mirë atë. Ka shënuar tre gola, por nuk është vetëm kaq. Mënyra se si punon… Ai është një afrim i shkëlqyer për ne”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×