Mërziti Kalabrian me debutimin, Dest: Pata ndjesi të mira

Tridhjetetre minutat në Champions në ndeshjen kundër Salcburgut shënuan debutimin e Serxhinjo Destit me fanellën e Milanit. I ardhur si huazim me të drejtë blerjeje nga Barcelona, amerikani duket gati për t’i kërcënuar vendin në formacion Davide Kalabrias.

3545

Ky i fundit, në fakt, u shfaq nervoz kur trajneri Pioli e thirri në stol, por ka sqaruar gjithçka në një postim ku deklaroi se reagimi i tij ishte prej mërzisë ngaqë kishte luajtur jo mirë. Asnjë polemikë në lidhje me zëvendësimin, por një tregues i qartë që kapiteni do të duhet të vuajë konkurrencën. Më shumë se gjysmë ore në fushë dhe spunto interesante për Destin, i cili i ka besuar ndjesitë e debutimit me Milanin një postimi në rrjete sociale. “Pata ndjesi të mira.

Në futboll mund të ndodhë që të pësosh, por duhet të tregosh forcë duke reaguar. Ne e patëm atë forcë dhe e dëshmuam në fushë, edhe pse do të kishte qenë më mirë nëse do të kishim shënuar ne golin e parë. Forca Milan”, shkruante 21-vjeçari në profilin e tij personal në “Instagram”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×