Aksidenti i trefishtë në Pogradec, procedohen në gjendje të lirë dy shoferët, ja gjendja e të plagosurve

Aksideni Pogradec Ok

Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy prej shoferëve të mjeteve që u përplasën ditën e djeshme në Pogradec.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. H., 38 vjeç, banues në Pogradec dhe M. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Pojskë, shtetasi R. H., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti që drejtonte 38-vjeçari është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin M. H. dhe me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. Y., 38 vjeç, banues në Korçë.

Nga përplasjet, u dëmtuan shtetasi R. H. dhe pasagjeri K. B., 27 vjeç, që udhëtonin me automjetin tip “Benz” dhe shtetaset N. H., 38 vjeçe dhe K. H., 37 vjeçe, pasagjere në automjetin tip “Toyota”.

Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×