Lushnja e Klodian Duros, ka arritur të realizojë një goditje “big” në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Mal Mehmeti, që iu është bashkuar lagunarëve nga skuadra kroate e Sibenik.
Bëhet fjalë për një lojtar cilësor, që është pjesë edhe e përfaqësueses U-21 të Kosovës. 20-vjeçari nga Prishtina është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Lushnjës, teksa pritet të marrë rolin e protagonistit në Kategorinë e Parë.
Mehmeti është një produkt i 2 Korrikut, teksa prej 2 sezonesh ishte pjesë e futbollit kroat.
Arena e Lajmit
