“Korrupsioni dhe rryshfeti, ADN-ja e qeverisjes së Edi Ramës”, Ilir Meta pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI: Janë cënuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se korrupsioni dhe rryshfeti janë ADN-ja e qeverisë Rama dhe bandës së Rilindjes.
Reagimi i tij vjen në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal.
Meta e quajti rastin korrupsion skizofrenik që ka cënuar marrëdhënien e vendit tonë me SHBA.

Postimi i plotë:

Korruptimi dhe rryshfeti janë ADN-ja e qeverisjes së Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes”. Është ky korrupsion skizofrenik, që e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vendin më të korruptuar dhe të varfër në kontinent, por edhe që ka cënuar miqësinë historike Shqipëri-SHBA. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×