Kujdes, pamje të rënda/ I riu tenton të kalojë rrugën tek “Astiri”, makina e hedh disa metra në ajër

7774747

Dalin pamjet e rënda nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një  i ri humbi jetën pasi u përplas nga makina.

Siç duket nga pamjet, kanë qenë dy këmbësorë të cilët kanë tentuar që të kalojnë rrugën. Njëri prej tyre ka kaluar, ndërsa për fat të keq tjetri është përplasur dhe hedhur për disa metra në ajër nga një automjet.

Si pasojë ka humbur jetën në vend.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×