Largimi i Tuhel nga Çelsi alarmon Interin, trajneri i ri mund t’i rrëmbejë Lukakun. E pranon dhe Marota!

Shkarkimi i Tomas Tuihel nga drejtimi i Çelsit ka bërë të bien kambanat e alarmit në Itali, te Interi. Zikaltrit kanë ndjekur me interes ngjarjet e fundit në Londër, pasi nga ato do të vendoset edhe fati i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të zikaltërve, Romelu Lukaku.

B57HCE2G6FFXLOIPBG4Q53RVN4

Sulmuesi i cili u shit të anglezët një vit më parë për 100 milionë euro, u kthye në Itali pikërisht për shkak të Tuhel, pasi nuk përshtatej me idetë e gjermanit për lojën e londinezëve. Futbollisti u huazua për këtë edicion ndërsa marrëveshja parashikon edhe atë pasardhës, nëse të gjithë palët janë dakord.

Por me largimin e Tuhel, situata mund të ndryshojë. Graham Poter është një trajner i ndryshëm nga gjermani dhe mund të kërkojë kthimin e sulmuesit në verën e vitit 2023, duke prishur planet afatgjata të Interit që mendonte se mund të kishte në radhët e tij belgun edhe një tjetër edicion, për sa kohë që Tuhel qëndronte në Londër. “Nuk e di se cilat do të jenë efektet e ndryshimit të trajnerit. Duam të kemi rendimentin më të mirë të Lukakut dhe në fund të sezonit, do të ulemi e flasim me të dhe Çelsin. Nuk di të them nëse ndryshimi i trajnerit nënkupton kthimin automatik të tij, nuk di ta them sot”, pohoi Xhuzepe Marota para mediave italiane sot, duke bërë të qartë se te Interi kishin filluar tashmë të mendonin çdo skenar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×