Rreth 80 kg lëndë narkotike në rulot, arrestohet në Kapshticë një person, tentoi të trafikonte drogën nga Shqipëria drejt Greqisë

Policia Naten

Kapet në Kapshticë një shtetas i huaj me drogë. Sipas policisë ky shtetas është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi te konsiderueshme lëndësh narkotike.

Mësohet se ai kishte për qëllim kalimin drejt shtetit grek. Nga burime dyshohet se janë sekuestruar një sasi prej rreth 80 kg lëndë narkotike, në mjetin rulot.

Lënda narkotike ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të mjetit. Ky shtetas ka qene i shoqëruar edhe nga një person tjetër në mjet. Mjeti në fillim është futur në skaner ku është pikasur një masë e dyshimtë. Më pas nga kontrolli fizik ka rezultuar lënda narkotike.

Të ndaluarit po merren aktualisht në pyetje nga DVP Korçës, për të hedhur dritë mbi itinerarin dhe destinacionin e ngarkesës.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis.

Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×