VIDEO/ Skandal në ndeshjen e Ligës së Europës, anësori goditet me gotë në kokë

Ndeshja e Ligës së Europës mes Omonia dhe Sherif Tiraspol është ndërprerë për disa minuta në pjesën e dytë të saj pas një ngjarje dhune që pa si protagonistë tifozët qipriotë.

gjyqqqtar

Sherif Tiraspol sapo kishte shënuar golin e dytë me penallti dhe tifozët filluan të hidhnin sende nga tribunat ndaj tyre meqë po festonin poshtë ultrasve vendas. Një prej mbështetësve vendas shënjestroi gjyqtarin dhe e gjuajti nga tribuna me një gotë plastike të mbushur, duke e goditur në kokë.

Një situatë e rrezikshme e cila solli menjëherë ndërprerjen e sfidës nga gjyqtari slloven Obrenoviç, i cili çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes derisa u rivendos qetësia në tribuna dhe policia rrethoi sektorin problematik.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×