Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në përrua, humbin jetën burrë e grua (EMRAT)

Librazhd

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Librazhd-Prrenjas. Drejtuesi i automjetit 55-vjeç Arjan Yze ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Për pasojë ka humbur jetën 55-vjeçari Arjan dhe gruaja e tij rreth 50-vjeçe Majlinda Yze. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

NJOFTIMI:

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×