Ankthi i ngritur së fundmi përreth plan etit “Inter” është aq i madh në radhët e tifozërisë zikaltër, aq sa për herë të parë në rrjetet sociale shpërtheu edhe hashtagu “Inzagiout”.
Humbja në derbi djeg shumë, ajo me Bajernin, ndërkohë ngriti shumë probleme në sipërfaqe duke parë diferencat, ndonëse duke menduar edhe atë me Lacion, disfatat bëhen pak si shumë në këtë fillim sezoni: 3 në 6 ndeshje në total.
Shkurt, ritmi aktual është i denjë për një skuadër normale, mesatare, edhe pse në Milano këtë verë kanë bërë sakrifica të mëdha financiare, jo vetëm për të risjellë në skuadër Romelu Lukakun, apo afrimet e Kristjan Asllanit e Henrik Mikhitarianit, të cilët kanë zbrazur në maksimum arkën e klubit. Prandaj, të parit një skuadër që të paktën të luftojë në mënyrë të barabartë në Serinë A dhe në Champions është gjëja më normale që tifozët, por mesa duket edhe drejtuesit, kërkojnë.
Xhuzepe Marota ndoshta për të mos shtuar presionin, nënvizon se Inzagi është i paprekshëm, por nga burime të tjera pranë klubit ka nisur të pëshpëritet se ky besim ka një kohë të limituar, madje edhe një datë fikse: mesi i muajit nëntor.
Nëse deri përpara pauzës së detyrueshme për zhvillimin e Botërorit të Katarit Interi nuk është në pozita të sigurta në kampionatet e Europës, atëherë dikush duhet të hapë rrugë.
Madje, qoftë edhe tri sfidat e radhës përpara pauzës së kombëtareve mund të kompromentojnë pozitat e Simone Inzagit, sepse mes Torinos e Udinezes në kampionat, ashtu sikurse transfertës çeke me Viktoria Pilzenin në Champions nuk vijnë tri fitore, edhe bindëse madje në mënyrën e lojës, Simone bën mirë të paketojë plaçkat.
Në horizonte ka nisur papritur që të rishfaqet një “i çmendur”, Marselo Bielsa. “El Loco” është një prej miqve të ngushtë të zëvendëspresidentit Havier Zaneti, me të cilin kanë punuar në Kombëtaren e Argjentinës.
Madje, në verën e kaluar, përpara se Simone Inzagi të ulej në stol, Marselo Bielsa i ishte ofruar Zanetit që ta merrte tek Interi, por edhe pse Havier ishte dakord, vendimi final i takoi Marotës që zgjodhi të riun premtues Simone, ndonëse në rast dështimi, mund të pranojë sfidën e Zanetit.
Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit
