Legalizuan objektin duke cënuar xhaminë në Vlorë/ ASHK, kallëzim në SPAK për drejtorin, ish-drejtorin dhe 6 zyrtarë të tjerë

640 0 1675243868xspak 1 412

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzon penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë.

Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.

Të kallëzuarit janë:

-Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë

-Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë

-Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë

-Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë

-Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë

-Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë

-Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë

-Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×