Makina e tyre përfundoi në përrua në Librazhd, del fotoja e çiftit që humbi jetën në aksidentin tragjik. Ishin duke folur në telefon kur…

Aksidenti Ne Librazhd Cifti I Bashkeshorteve 1

Personat që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve, Arjan dhe Myrvete Yze që humbën jetën në aksidentin tragjik në Librazhd. Ngjarja ndodhi në afërsi të Pishkashit, ku automjeti që drejtonte Arjan Yze, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për BalkanWeb foto të çiftit që udhëtonte nga kryeqyteti drejt Devollit, ndërsa gjatë natës ka humbur kontrollin dhe janë aksidentuar.

Sipas familjarëve, por dhe nga burimet policore, çifti ka qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00, por më pas është shkëputur telefonata. Kanë qenë drejtues mjetesh që kanë pikasur në mëngjes një automjet që kishte përfunduar në përrua dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Dy trupat e pajetë u gjetën brenda makinës së tyre.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×