Mori 225 mijë dollarë nga një punonjës i inteligjencë shqiptare/ Ish-zyrtari i FBI i arrestuar, me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”. Ja politikanët e pranishëm në ceremoni

242713832 2109166742567819 7926619361021711399 N

Ish-zyrtari i lartë i FBI Charles McGonigal i arrestuar ditën e djeshme nën akuzat për bashkëpunim me një oligark rus dhe për fshehje të marrjes së parave nga një punonjës i shërbimeve të inteligjencës shqiptare në vitin 2017, duket se ka vizituar shesh Shqipërinë, madje në një nga vizitat është nderuar edhe me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”.

Lajmi është bërë i ditur në vitin 2021  nga kryetari i bashkisë Rexh Byberi.

Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar.

Politikanët e pranishëm në ceremoni sipas kryebashkiakut Byberi, kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

Postimi i plotë:

Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×