VIDEO +18/ Përleshja e tifozëve në Francë, një mbështetës i PSG-së bie nga tribuna dhe rrezikon jetën

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në sfidën midis Nisës dhe Këlnit në Ligën e Konferencës, ku huliganët e të dyja skuadrave u përplasën ashpër me njëri-tjetrin, duke shkaktuar shumë trazira.

Collage Maker-09-Sep-2022-09.31-AM

Gjithashtu, një tifoz i PSG-së i cili ishte bashkuar me ata të Këlnit, ra nga tribuna dhe u përplas me shkallët e tribunës që ndodhej poshtë, pasi një flakadanë shpërtheu në këmbët e tij.

Siç raportojnë autoritetet franceze, ky tifoz ishte i dehur dhe për momentin ndodhet në një gjëndje të rëndë për jetën.

Nga pamjet e publikuara nga HooligansTV, shihet momenti kur tifozi ra nga tribuna, të cilat tregojnë se aksidenti i ndodhur është i rëndë.

Gjithashtu nga kjo përleshje ngelën të plagosur dhe 31 persona të tjerë, por të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen, teksa policia ka arrestuar disa të dyshuar për t’i marrë në pyetje.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×