Vjen konfirmimi nga infermieria, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave futbollisti italian i Milanit

Pak ditë më parë shokët i kushtuan fitoren në derbi me Zhirunë që pati përmendur edhe një ndalesë disamujore. Tashmë ka ardhur konfirmimi dhe Alesandro Florenci është operuar në kofshë pas këputjes së tendinave në kofshë në ndeshjen me Sasuolon.

florenci

31-vjeçari do të mungojë afërsisht 5 muaj dhe rikthimi i tij do të ndodhë në janar ashtu si me Ibrahimoviçin që vazhdon fizioterapitë pas operacionit në gju në muajin maj.

Lajmi pozitiv për Piolin është rikuperimi i Ante Rebiçit. Kroati është drejt shërimit nga problemi në shpinë që i kushtoi tri ndeshjet e fundit.

Trajneri synon ta ketë gati për transfertën e nesërme kundër Sampdorias, por me gjasë sulmuesi do të jetë në stol vetëm në ndeshjen e Champions-it kundër Dinamos së Zagrebit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×