Robin Gosens është shumë larg lojtarit që kemi parë tek Atalanta, edhe pse ishte projektuar të ishte lojtari që do të plotësonte hapësirën e lënë nga Ivan Perisiç.

Në të majtë, ama, vazhdon të jetë ai i besuari i Inzagit, me trajnerin që shpreson se gjermani do të gjejë vazhdimësinë. “Klubi ka besim tek unë dhe unë do të bëj maksimumin për t’iu përgjigjur si duhet”, është shprehur Gosens, që më pas ka folur mbi interesimin e Bajern Leverkusenit në ditën e fundit të merkatos, por gjithsesi pa e mohuar.
“Bajern Leverkuseni? Është diçka që është zmadhuar shumë nga mediat. Unë jam i lumtur në Milano dhe mendoj që këtu ndihen njësoj ndaj meje”, u shpreh 28-vjeçari.
Arena e Lajmit
and then