Ky sezon mund të jetë i duhur, tre manovra për një epokë të re te Partizani

Deri më sot, Partiza nin e presidentit Gazment Demi e kemi portretizuar si një nga skuadrat më të investuara, e pakursyer në merkato, që nuk ka hezituar aspak të paguajë skuadrat e tjera shqiptare për të siguruar shërbimet e disa prej talenteve të spikatura, siç bëri në këtë verë me Prekën dhe Mensahun. Para çdo sezoni Partizani është pretendent i deklaruar për titullin, jo vetëm nga historia që mbart mbi supe, por edhe nga forca që aktualisht ka ky klub.

PARTIZANI

“POR”

Megjithatë, përtej këtyre elementeve që e kanë ndihmuar Partizanin të qëndrojë në majën e futbollit tonë, disa gjëra nuk kanë funksionuar si duhet. Një titull kampion është shumë pak në një dekadë, me gjithë investimet e bëra në çdo sezon. Një klub që derdh rreth 1 milion euro në nivelet tona, padyshim duhet të kërkojë më shumë. Përveç kësaj, Partizani ka harxhuar, por pjesa më e madhe e investimit nuk i është kthyer pas, siç në të vërtetë duhet të ndodhë. Një arsye për këtë është mungesa e aftësisë nga ana e klubit për të shitur. E vetmja shitje e bujshme për t’u mbajtur mend është ajo e Trashit.

KTHESA

Nëse shohim gjithçka me hollësi, në këtë sezon Partizani i ka të gjitha elementet e nevojshme për të ndryshuar shumë gjëra për mirë dhe për të funksionuar si një klub i mirëfilltë në të gjitha aspektet. Arsyeja e parë është sepse “demat” kanë hyrë në udhën e duhur për të fituar një tjetër trofe dhe për t’u kthyer te titulli pas disa vitesh.

partizani

TITULLI 

Nëntë pikë në tri ndeshjet e para janë një sinjal i qartë se “demat” do të jenë në garë deri në “grahmat” e fundit të sezonit për të fituar këtë edicion të Kategorisë Superiore. Një ndihmë për të arritur këtë sukses është fakti që të kuqtë kanë rreth dy vite që kanë krijuar një bazë të re ekipi, pas largimit të lojtarëve që sollën titullin kampion. Mosha mesatare e kësaj skuadre të Partizanit është vetëm 23.6 vjeç, çka do të thotë se ata premtojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe atë afatgjatë.

SHITJET

Në sezonin e shkuar dhe në këtë aktualin, Partizani është kthyer në një “hambar” talentesh. Nëse vetë nuk ka arritur të prodhojë lojtarë të spikatur çdo sezon, ka pasur aftësinë për të mbledhur lojtarët më të spikatur të ekipeve të tjera dhe për t’i veshur me fanellën e kuqe. Lojtarë si Arinaldo Rrapaj, Valentino Murataj, Eljon Sota, Eneo Bitri, Andi Hadroj, Tedi Cara, Marcelino Preka, Alfred Mensah e Xhuliano Skuka e të tjerë, që janë në moshë relativisht të re, kanë spikatur në ishekipet e tyre dhe janë bashkuar te “demat”. Të gjithë të lartpërmendurit, bashkë me Matondon apo ndonjë tjetër, janë futbollistë shumë të vlefshëm për ekipin, por gjithashtu shanse të mëdha për të nxjerrë fitime nga shitja e tyre. Kjo është një mundësi e madhe për të kuqtë, që të nxjerrin më në fund fitime të majme nga shitja e një pjese të lojtarëve.

SHTËPI E RE

Partizani së fundmi ka nisur t’u besojë më shumë të rinjve nga akademia dhe një dëshmi për këtë është Paulo Buxhelaj. Tashmë “demat” kanë një shtëpi të tyre fringo të re, e cila do t’i ndihmojë shumë për të nisur një cikël të ri funksionimi në klub, që do të siguronte më shumë të ardhura dhe suksese, që do të përktheheshin në tituj. Shansi është, na mbetet të shohim sesa do të shfrytëzohet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×