Milani do të përballet ditën e nesërme me Sampdorian në transfertë në ndeshjen e kësaj jave në Serinë A. Përpara kësaj sfide ka folur dhe tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli i cili ka komentuar gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për ndeshjen.

“Vijmë pas ndeshjes së Championsit, një ndeshje ku nga ana taktike mund të kishim bërë më mirë, por ka kohë për të riparuar disa defekte që pashë në lojën e skuadrës.
Nesër do të jetë një tjetër ndeshje e rëndësishme ndaj një skuadre që në shtëpi është shumë e rrezikshme, pres paraqitjen më të mirë të mundshme nga skuadra.
Fjala rrotacion nuk më pëlqen nesër do të luajnë ata që do kanë treguar formën më të mirë gjatë javë. Në skuadër nuk ka vetëm 11 titullarë, pres më të mirën nga të gjithë ata që kam në dispozicion.”, u shpreh Pioli.
Arena e Lajmit
and then