“Vesi del me shpirtin”, i riu vjedh para në një klinikë në Vlorë, arrestohet. Pamjet e kapin ‘mat’

Vlore Policia

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. I riu me inicialet I.K., gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, ka grabitur një shumë parash.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një klinike private në Vlorë. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×