Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së Ervis Martinajt, i cili prej disa kohësh rezulton i zhdukur, ndërsa policia nuk ka asnjë version për këtë ngjarje. Sipas Berishës, Vis Martinaj është biznesmeni në kërkim i lojërave të fatit, ndërsa Olsi Rama është biznesmeni ne hije.
Berisha theksoi se të gjithë e dinë se kush i luante bastet, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani, ndërsa thekson se “Rama mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu”.
“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.
Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit.
Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu.
PANORAMA.AL
and then