ZYRTARE/  Milani blindon me rinovim “flamurin e ardhshëm”, i dyfishoi menjëherë rrogën

Milani ka bërë një lëvizje të rëndësishme për të ardhmen sot, teksa ka zyrtarizuar rinovimin e marrëveshjes me Sandro Tonali. Mesfushori italian, për të cilin mendohet se do të jetë një nga flamujt  e klubit për shumë vite, ka pranuar rishikimin e marrëveshjes duke u lidhur me ngjyrat kuqezi deri në vitin 2027.

f824ddaa960deadc167cc4aa9d0a0b40-92411-oooz0000

Futbollisti u afrua në vitin 2020 te Milani dhe klubi vendosi të blinte kartonin e ti nga Breshia edhe pse nuk bëri një sezon të shkëlqyer. Por u vlerësua përkushtimi i tij për të ulur rrogën mes vështirësive financiare post-COVID dhe tashmë erdhi edhe momenti i :shpërblimit, sidomos pasi mori një rol kyç në lojë e ekipit në vitin e titullit.

Në marrëveshjen e re, klubi i ka dyfishuar futbollistit rrogën, duke e çuar atë derr në 3 milionë euro neto në sezon, për të bërë të qartë se Tonali hyn mes futbollistëve më të vlerësuar në radhët e kuqezinjve dhe një nga shtyllat e ekipit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×