Afera McGonigal/ “Koha për pranga”, Noka: Rama i shpëtoi sot ballafaqimit me opozitën në Parlament. U fsheh si nxënësi i dobët që sëmuret para provimit!

326093472 618626773402667 6693978261656611150 N

Deputeti, Flamur Noka është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk u paraqit sot në Parlament për të dhënë sqarime lidhur me çështjen McGonigal.

Noka thekson se Rama u fsheh sot si një nxënës i dobët që sëmuret para provimit. Po ashtu shton se të vërtetës nuk i fshihet dot: “Sot u fsheh por këtu është, s’ka ku të shkojë”, thotë ai.

Statusi:

Sot beteja për dinjitet parlamentar

Kryeministri nuk u paraqit me dhënë sqarime për skandalin Rama-McGonigal që po bën xhiron e botës. Mediat botërore i kanë bërë jehonë 4 takimeve sekrete që kryeministri i Shqipërisë ka patur me zyrtarin e arrestuar të FBI-së.

McGonigal në pranga ndërsa Rama në gjendje të lirë. Drejtësia shqiptare nën zero.

Rama i shpëtoi seancës së ballafaqimit me opozitën, si ai nxënësi i dobët që sëmuret para provimit.

Sot u fsheh por këtu është, s’ka ku të shkojë.

Të vërtetës botërore nuk i fshihet dot. Është kapur me fakte. Ka thyer sanksionet e SHBA-ve.

E tundi fort flamurin amerikan por investitor strategjik bëri rusin. Të dorëhiqet menjëherë!

Koha për pranga!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×