Ksavi provokon Bajernin e Mynihut: Levandovskin nuk e ndërroj me askënd!

Barcelona ka mbyllur një mesjavë të suksesshme, teksa ka fituar ndeshjen e parë në grup në Ligën e Kampioneve përballë Viktoria Pilzen. Katalanasit do të kthehen sërish sot në fushë, teksa do të përballen me Kadizin. Trajneri i katalanasve, Ksavi Hernandez, e ka bërë të qartë në konferencën e tij se nuk i zë besë Kadizit. Për më shumë, ai ka folur dhe për Zhordi Albën dhe kritikat e këtij të fundit ndaj klubit. Trajneri i Barcelonës ka konfirmuar nga ana tjetër se Bejerin dhe Markos Alonso janë gati për të luajtur, teksa nuk ka harruar as Levandovskin e Bajernin.

LEVANDOVSKI

KADIZI

“Do të jetë një rival i fortë, që na ka shkaktuar probleme në katër takimet e fundit, ku nuk e kemi mundur asnjëherë. Mendoj se takimi i së shtunës (sot) është një ditë e mirë për revansh. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm e të mos biem në eufori. Nuk u zë besë skuadrave të tilla”.

BAJERNI

“Jemi të përqendruar vetëm te Kadizi. Për Champions-in e kemi mbyllur këtë javë. E kuptoj se ka eufori në Ligën e Kampioneve pas fitores 5-1 në ndeshjen e parë, por tani është momenti të mendojnë për kampionatin, sepse në lojë janë tri pikë të rëndësishme”.

DEKLARATAT E ALBËS

“Unë arrij ta kuptoj atë. Por, përtej deklaratave, më e rëndësishmja është se ai është i gatshëm për skuadrën, ai po punon shumë mirë. Të gjithë kanë nevoja individuale dhe duan të shprehin opinionin e tyre. E theksoj se e kuptoj atë çfarë ka thënë, por ajo që më kënaq më shumë tek ai është qëndrimi që mban, është profesionist i shkëlqyer që nuk ngatërron punën me çështjet e tjera. Ka qenë dhe do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”.

ÇËSHTJA “GRIZMAN”

“Çfarëdo që të them unë, opinioni im nuk është se do të ndryshojë gjë. Për çfarë ndodh me Grizmanin drejtojuni Simeones, sepse është ai trajneri i tij. Nuk dua të përfshihem në një çështje që është temë e dy klubeve. Ai është një lojtar i Atletikos dhe kaq, këtë mund të them unë”.

BEJERIN E ALONSO

“Të dy janë mirë dhe gati për Kadizin. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë, qoftë nëse luajnë 10, 30 apo 90 minuta”.

LEVANDOVSKI

“Levën nuk do ta ndërroja për asgjë dhe për askënd. Eksperienca është si një gradë dhe ai është një lojtar mjaft i pjekur. Është privilegj që e kemi në skuadër, i ka bërë të gjithë për vete, i ka infektuar me pozitivitet”.

DËMTIMI I BENZEMASË

“Ne po mendojmë për Kadizin. Nuk më shqetësojnë as Benzema, as Grizman… Ajo që duhet të na shqetësojë është Kadizi. Nëse varemi nga të tjerët, është e sigurt se llogaritë do të na dalin keq”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×