Robert Levandovski e ka filluar ashtu siç pritej aventurën e tij te Barcelona, duke shënuar me një rregullsi mbresëlënëse, por askush nuk e priste që rregullsia e tij në rrjetat e tundura të ishte në këto nivele.
Sulmuesi polak ka shënuar 8 gola në 5 ndeshjet e tij të para zyrtare me Barcelonën dhe askush nuk ka bërë më mirë se ai që nga viti i largët 1938 me fanellën e klubit katalanas. Në atë vit, me një futboll shumë më të ndryshëm, Maks Gamper iu deshën vetëm 3 ndeshje për të arritur të njëjtën shifër të polakut.
Sa u përket të tjerëve, janë shumë larg bilancit të bomberit polak, i afrohet disi vetëm Ronaldo “Fenomeni” i cili me katalanasit shënoi 8 gola në 7 ndeshjet e para. Romarios iu deshën 10 ndeshje, Eto 13, ndërsa Suarez 24 të tilla.
Arena e Lajmit
