Italo-argjentinasi, Tiago Mota ka arritur marrëveshje me Bolonjën për të qenë trajneri i ri i skuadrës së Serisë A. Ish-lojtari i PSG-së dhe Interit dëshiron që karrierën e tij ta vijojë si teknik i skuadrës kuqeblu, teksa më herët drejtoi Xhenoan dhe Specian duke bërë mirë.
Siç raporton eksperti i merkatos Fabricio Romano, Mota në orët e ardhshme do ta nënshkruajë kontratën me Bolonjën. Ardhja e tij në stol do ta zëvendësojë Sinisa Mihajloviçin e shkarkuar. Vlen të theksohet fakti se në 2010-tën Mota fitoi tripletën me Interin si futbollist.
Arena e Lajmit
