“Tre porositë e para Rama ia dha McGonigal për mua”, Meta: Ish-zyrtari i FBI-së më shumë se 4 vizita në Shqipëri. Janë takuar dhe me njerëz të drejtësisë

Meta 11

TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se ish-zyrtari i FBI-së nuk ka bërë 4 vizita në Shqipëri, por janë shumë të tepër dhe që nuk janë raportuar sipas ligjit në SHBA.

Ai tha se tre porositë e para Edi Rama ia ka dhënë Charles McGonigal për atë vetë, në kohën kur ishte President.

“Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.
Caushaj ka dhënë një pjesë të vogël të së vërtetës që unë e kam ditur.
Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin”.

“Ne kemi punën tonë dhe drejtësinë tonë. Ne kemi dhe drejtësinë e popullit.
Ju e keni parë që janë disa vende të renditura në vendimin e gjykatës, pro vetëm kryeministri i Shqipërisë është me emër e mbiemër dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij. E di pse, sepse në disa vende të tjera të Ballkanit e ka dërguar ky zotëria këtu, që siç bëri çorap Shqipërinë, kërkonte të bënte çorap dhe Ballkanin. Këtë e ka bërë dhe do ta bënte duke blerë ndikimin e zyrtarëve të lartë siç e tregon dhe ky rast si mjet shantazhi dhe presioni ndaj kundërshtarëve.
Ky person dhe persona të tjerë si ky dhe si Rosini janë takuar këtu pa raportuar në vendin e tyre dhe me prokurorë, dhe me gjykatës, dhe me njerëz të drejtësisë dhe me shumë njerëz të tjerë dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe apo për të mashtruar gjoja ata përcillnin porositë e SHBA-ve, DASH, të FBI-së dhe kështu me radhë”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×