Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin, shoqërohet në polici shoferi

Aksidenti Ne Patos

Aksident në Fier. Një automjet ka përplasur 50-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka humbur jetë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×