
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Borakë në Shijak.
Bëhet me dije 46 vjeç K.G., ka plagosur me thikë shtetasin 33 vjeçarin A.F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.