Shqipëria ia rrëmbeu përsëri Kosovës, talenti kuqezi gjen rrugën e rrjetës në triumfin ndaj Interit

Medon Berisha, ylli i ri i skuadrës së Leçes, i cili ka vendosur të largohet nga Kosova të cilën e ka përfaqësuar deri tani, për të riveshur fanellën kuqezi, gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Leccës U-19, në duelin ndaj Interit U-19, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Leçes.

Berisha Medon

Talenti shqiptar që mban numrin 10 mbi shpinë, shënoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar triumfin e artë skuadrës së tij.

Djaloshi 18-vjeçar, i cili ka shkëlqyer në futbollin zviceran në akademinë e Jang Bojs, u transferua gjatë verës në Itali te skuadra e Leçes dhe ka marrë vlerësime të mëdha nga ekspertët e futbollit italian të cilët janë të sigurt se që në këtë edicion atij do t’i jepet mundësia të debutojë në Serinë A.

Medon Berisha goli

Sa i përket përfaqësueses, Berisha fillimisht iu bashkua Shqipërisë duke luajtur dy miqësore me U19 në vitin 2021, para se t’i bashkohej Kosovës U21 për të luajtur me të dy ndeshje zyrtare në qershorin e këtij viti. Por me sa duket, lojtari ka vendosur të kthehet përsëri te ngjyrat kuqezi dhe kjo konfirmohet edhe nga njoftimi që ka bërë klubi i Leçes, i cili ka zyrtarizuar ftesën që ka mbërritur nga Shqipëria për djaloshin e talentuar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×