VIDEO/ Brozoviç shpëton pankinën e Inzagit, Interi gjen fitoren në minutat e fundit përballë Torinos

Interi ka arritur një fitore mes vështirësive përballë Torinos brenda në shtëpi, duke marrë tre pikët pas rezultatit 1-0.

brozovic

Ishte Marselo Brozoviç, ai i cili në fund të takimit, shënoi një gol fantastik pas një topi të mrekullueshëm nga Niko Barela. Gjithashtu protagonist ishte dhe Handanoviç, i cili mbajti në lojë Inetrin për 90 minuta me pritjet e tij.

Kështu zikaltërit rikthehen te fitorja, me Inzagin që ndihet më i qetë, pasi vendi i tij si trajner ishte në rrezik.

REZULTATI: INTER 1-0 TORINO

Brozoviç 89′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet sfida!

89′ GOOOL INTER 1-0/ Barela hedh një topm mjaft të bukur dfrejt Brozoviç, me këtë të fundit që nuk gabon përballë Milinkoviç-Saviç.

83′ Sanabria lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Handanoviç shpëton dhe një herb Interin me një super pritje.

66’ Vlasiç provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por Handanoviç tregohet sërish i vëmendshëm dhe i mohon golin kundërshtarëve.

47’ Sanabria godet bukur me kokë, por Handanoviç i mohon golin.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

35′ Lautaro provon të surprizojë Milinkoviç-Saviç, por tentativa e tij nga distanca përfundon mbi kuadrat.

20’ Vlasiç lëshon një gjuajtje të bukur brenda zonës, por Handanoviç i mohon golin Torinos me një superpritje.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

12

RENDITJA:

wer

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×