Kategoria Superiore do të luajë dy ndeshjet e fundit të javës së katërt për edicionin e ri futbollistik 2022/2023.
Në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet takimi Laçi-Bylis, ndërsa në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida Partizani-Erzeni.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat e dy ndeshjeve të ditës së sotme në Kategorinë Superiore.
Në duelin Laçi-Bylis, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga Ani Koçiaj dhe Elvis Gjoka.
Arbitër i katërt do të jetë Erjon Bastari.
Në VAR do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa në AVAR, Ridiger Çokaj.
Në ndeshjen Partizani-Erzeni, arbitër kryesor do të jetë Orlando Kuka, i mbështetur nga asistentët Nertil Bregasi dhe Xhuljo Mani.
Arbitër i katërt do të jetë Emanuela Rusta. Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR, Denis Agaraj.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
LAÇI – BYLIS:
Arbitër kryesor –Eldorjan Hamiti (Lezhë)
Asistent i parë –Ani Koçiaj (Tiranë)
Asistent i dytë –Elvis Gjoka (Lezhë)
Arbitër i katërt –Erjon Bastari (Tiranë)
VAR –Juxhin Xhaja (Tiranë)
AVAR –Ridiger Çokaj (Lezhë)
PARTIZANI – ERZENI:
Arbitër kryesor –Orlando Kuka (Tiranë)
Asistent i parë – Nertil Bregasi (Tiranë)
Asistent i dytë – Xhuljo Mani (Tiranë)
Arbitër i katërt –Emanuela Rusta (Elbasan)
VAR –Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
AVAR –Denis Agaraj (Tiranë)
– Arena e Lajmit
