Fitorja e Interit në frymën e fundit me Torinon, flet Lautaro: Kritikat ndaj Inzagit? Jemi ne që…

Interi arriti të fitonte pasditen e djeshme ndaj Torinos minimalisht 1-0 në frymën e fundit, falë golit të Marselo Brozoviç në minutën e 89′, e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane. Pas ndeshjes ishte Lautaro Martinez që foli për mikrofonat e “SKY Sport” duke analizuar këtë sukses të zikaltërve:

LAUTARO 2

Pesha e fitores – “Ishte një ndeshje e rëndësishme, ne duhej të fitonim me çdo kusht dhe duhej të tregonim se ne jemi atje lart.”

Gjërat që nuk kanë shkuar mirë – “Detajet! Do të duhet që të përmirësohemi ndjeshëm në të gjitha aspektet dhe duhet të luftojmë sepse janë shumë faktorë që na kanë sjellur deri në këtë pikë.”

Faji i trajnerit? – “Jo, nuk është faji i trajnerit. Jemi ne ata që zbresim në fushë, jemi ne ata që përballen me lojtarët kundërshtarë. Trajneri bën zgjedhjet, jemi ne ata që duhet t’i përgjigjemi. Ne jemi Interi, kur dikush të thërret, duhet t’i përgjigjesh.”

Kritikat ndaj Interit? – “Do të ketë kritika konstruktive. Gjithmonë ka përmirësime.”

Lider – “Unë kërkoj gjithmonë që të bëj më të mirën e mundshme me punën time. Kërkoj vetëm të ndihmoj skuadrën. I falënderoj shokët e mi të skuadrës sepse nëse jam kështu është mëritë e tyre.”, përfundoi Lautaro Martinez.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×