Humbi jetën 7 muaj më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së reperit të njohur Coolio

69564657-11947379-Tragic_loss_Rapper_Coolio_died_from_a_fentanyl_overdose_aged_59_-a-95_1680810102056-2

Reperi i njohur, Coolio thuhet se vdiq për shkak të një mbidoze me fentanil.

Zëdhënësi i familjes së të ndjerit Jarel “Jarez” Posey, tregoi për TMZ se reperi i hitit “Gangsta’s Paradise” kishte gjithashtu gjurmë të heroinës dhe metamfetaminës në sistemin e tij.

Kushtet e tjera të rëndësishme të listuara në certifikatën e vdekjes së Coolio përfshijnë astmën e rëndë, kardiomiopati (një sëmundje e fituar ose e trashëguar e muskujve të zemrës që mund të çojë në dështim të zemrës) dhe përdorimin e fundit të drogës halucinative PCP (Phencyclidine).

“Fëmijët e Coolio, Brandi, Jackie, Melan, Christopher, Artis III, Darius dhe Artisha ‘do ta kujtojnë babanë e tyre për njeriun e madh që ishte’ dhe duan që publiku të dijë se sa shumë e donte”, tha menaxheri i Coolio .

Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, vdiq pa testament, duke lënë fëmijët e tij të trashëgojnë pasurinë e tij prej 300,000 dollarësh, e cila përfshinte të gjithë “pronën e tij personale dhe llogaritë e depozitave pa afat, llogaritë financiare, politikat e sigurimit dhe honorare”.

Coolio u gjet pa ndjenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një shoku në Los Angeles vitin e kaluar. Mjekët në atë kohë dyshuan se ai pësoi një arrest kardiak.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×