Nga çështja McGonigal tek bashkëpunimi PD-PL për ‘14 Majin’ dhe protestat, çfarë po ndodh në kampin opozitar

Berisha

Gazetari Osman Stafa ka bërë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore në Partinë Demokratike, duke u ndalur edhe tek bashkëpunimi me Partinë e Lirisë për zgjedhjet e 14 Majit.

Gazetari Stafa tha për “BalkanWeb” se tashmë çështja McGonigal është shndërruar në kauzën kryesore të opozitës, ndërsa u shpreh se kreu i PD gjithashtu ka paralajmëruar protesta të fuqishme në të gjithë Shqipërinë.

“Çështja McGonigal është shndërruar në kauzën kryesore të opozitës. PD po organizon strukturën e saj për protesta në të gjithë Shqipërinë siç edhe ka njoftuar kreu i PD, Sali Berisha. Gjithashtu edhe forumet do të thërriten për të caktuar datën e protestës. Sipas Berishës protesta do të zgjasë në kohë deri në ikjen e Ramës”. Ndërkohë në disa degë Berisha është paraqitur vetë, ndërsa në disa takime të tjera ka pasur aleatin kryesor , kreun e PL Ilir Metën, duke dhënë mesazhe se do të jenë me një kandidat,. Po ashtu do të jenë bashkë përballë regjimit”, raportoi gazetari.

I ndalur tek lista për anëtarët e KZAZ-ve u shpreh: “Sa i përket dy listave pritej që kjo situatë të ndodhte si pasojë e përçarjes me grupin parlamentar të drejtuar nga Alibeaj, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Në KQZ ndodhen dy lista që shkojnë në emrin e PD të drejtuar nga Berisha dhe një në emrin e Enkelejd Alibeaj dhe mbetet për tu parë se është KQZ ajo që do të vendosë”, raportoi më tej gazetari Osman Stafa.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×