Kolorado Rapids ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 në shtëpi ndaj Vankuverit në MLS-në amerikane.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim, ishte supergoli i realizuar nga sulmuesi amerikan, Xhonatan Ljuis në minutën e 75′.
25-vjeçari ka marrë topin dhe me aftësinë e tij dribluese ka lëshuar një “silurë” brenda zonës me një kënd të pamundur duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Ky gol u bë menjëherë viral në rrjet.
– Arena e Lajmit
